Lajme

Rama uron që drejtësia ta ndëshkojë fajtorin për tragjedinë në Himarë, ka edhe disa fjalë për Berishën

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 03 August 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pa reaguar pas tragjedisë që ndodhi dje në Himarë, ku një 7 vjeçare vdiq pasi që ishte goditur me një mjet lundrues.

I pari i qeverisë shqiptare përmes disa shkrimeve në Tëitter ka thënë se këtë tragjedia e djeshme e bën më të madhe ligësinë siç e quan ai të verbër të vampirëve politikë e mediatikë.

“Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar.

“Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

Një cicërimë në rrjetin social “Tëitter”, Rama ia kushtoi edhe Sali Berishës, ku siç thotë ai “çetat e udhëhequra nga nongratat”, po kërkojnë që këtë vdekje tragjike ta kthejnë në motiv lufte.

“Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera