Lajme

Rama: S’besoj që do të jemi në BE në vitin 2023, por është mirë të thuhet kjo

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 28 August 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nuk beson se vendet e rajonit do të anëtarësohen në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Pasi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur BE-ja dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim, Rama tha në Forumin Strategjik të Bledit se kjo duhet të thuhet dhe se i kontribuon hapave që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë drejt BE-së, raporton Gazeta Express.

“Është momenti që duhet të thuhet ndoshta që ajo që e tha Charles do të mund të realizohej në aspektin e asaj që mund të quhen hapa të vërtetë përpara. Jo që besoj që do të jemi në vitin 2030 pjesë e Bashkimit Europian, por në disa prej hapave kjo do të ishte shumë gjë e mirë”, tha Rama.

-Advertisement-

“Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika, që janë absolutisht të nevojshme, por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera