Lajme

Rama: Punë intensive për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 25 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u punuar intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se ky park është i njohur botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë. Kreu i qeverisë zgjodhi ta postonte këtë lajm me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve.

“Dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Evropë, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera