Lajme

Rama: Pë herë të parë Shqipëria nuk linjëzohet me deklaratën e BE për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 27 September 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria për herë të parë nuk linjëzohet me deklaratën e BE të 18 shtatorit mbi dialogun Kosovë Serbi. Rama tha se ajo deklaratën nuk përmban një reagim mbi sulmin në Veri të Kosovës ku u vra një polic.

“Ky qendrim lidhet me faktin se deklarata e BE eshte nje deklarate qe perfaqeson se cfare detyrimesh ka Kosova ne raport me dialogun por ka nje problem qe si pergjigjet realitetit te diteve te fundit. E kemi te pamundur ti bashkohemi pa pare nje reagim per ngjarjen e diteve te fundit ku eshte vrare nje efektin i Kosoves nga nje grup kriminal qe donte te ushtronte terror ne veri e pasuar me shpalljen e nje dite zie ne Beograd.

Kjo eshte e papranueshme, madje e denueshme. Eshte jo Evropiane dhe sinjali me i keq qe Serbia mund te jepte ne kete moment per te gjithe rajonin dhe Evropen. Alarmi ne nivele te larta. Duhen perdorur te gjithe instrumentat per ti kthyer mesazhin e duhur ketij mesazhi te papranueshem qe vjen nga shpallja e dites se zise ne Beograd. Deri ne momentin qe sdo kete nje deklarate te dyte te BE mbi situaten e fundit, ne nuk do linjezohemi me deklaraten. Ky eshte momenti per te denuar ate qe ka ndodhur ne veri te Kosoves” tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera