Lajme

Rama pas marrëveshjes për energji: Kjo është rruga e duhur, tjerat humbje kohe duke e rrejt veten

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 21 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur ‘gjë shumë të mirë’ arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Rama në një postim në Twitter, ka shkruar se kjo është rruga e duhur, ndërsa të tjerat janë humbje kohë ‘duke e rrejt veten’.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan të martën në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in që parasheh shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera