Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 27 October 2026
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën javët e fundit.
Në një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, Rama thekson se, në demokraci, qeveritë nuk ndryshojnë me dhunë e bombola molotovë, por përmes zgjedhjeve, transmeton TCH.
“Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë. Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e arsyeshme, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të heq dorë nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.
Në intervistën për median greke, kreu i qeverisë shqiptare i ndan protestuesit në dy grup, një pjesë që kërkojnë të ardhme më të mirë dhe ata që kryejnë akte dhune, dhe që për kryeministrin, janë individë të lidhur me lëvizjen Antifa.
“Ekziston një vijë e qartë ndarëse midis studentëve që duan një të ardhme më të mirë dhe grupeve të mbuluara me kapuçë, përfshirë njerëz që i kam lidhur me lëvizjen Antifa – të cilët hedhin kokteje molotov, sulmojnë ndërtesa publike dhe dëmtojnë pronën private. Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e institucioneve të Drejtësisë. Nuk është puna e atyre që përdorin dhunën si mjet për të pretenduar se përfaqësojnë një brez të tërë”.
Shqetësimit të të rinjve për arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale, kryeministri Edi Rama i përgjigjet me rritje të buxhetit për vitin 2027, ndërsa shpreh sërish gatishmërinë për dialog.
“Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesim së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Në të njëjtën kohë, i kam ftuar studentët dhe mësuesit në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, madje edhe ato që vijnë nga kritikët tanë më të ashpër”.
“Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë mirë”, thotë kryeministri Rama në mbyllje, duke shtuar se “Një pakicë beson se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.

T� tjera
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
































