Rama, mosbesues për përshpejtimin e integrimit: Dua dua të shpresoj, por s’jam i sigurt
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 29 August 2022
Kryeministri Edi Rama nuk duketshumë optimist në përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Në një prononcim për mediet vendase nga samiti i përvitshëm të Bledit, në Slloveni, i pyetur për hapjen e negociatave, Rama nuk është shfaqur optimist.
“Kënaqësi nuk është një fjalë që mund ta përdorim, por po sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi i erdhi fundi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po nisin tani procesin formal të bisedimit”.
“Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë së bashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial”, tha Rama.
Kancelari Olaf Scholz, duke folur nga Republika Çeke, shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bllokun me 27 vende. “Anëtarësimi i tyre është në interesin tonë”, theksoi kreu i qeverisë gjermane. “Aty ku kërkohet unanimiteti sot, rreziku që një vend i vetëm të përdorë veton e tij dhe të frenojë të gjithë të tjerët të ecin përpara, rritet me çdo shtet anëtar shtesë. Prandaj kam propozuar një kalim gradual në votimin me shumicë të cilësuar në politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore, duke e ditur mirë se kjo do të ketë pasoja edhe për Gjermaninë”, tha Scholz.
Megjithatë Rama nuk duket shumë optimist as pas deklaratës së Scholz.
Të tjera
-
Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullorës paraqet vështirësi
Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për...
-
Vrit*t një polic në Fier, shkak një sherr i çastit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Baltëz të ...
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...
-
Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste
Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë ...
-
Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
IPK-ja po e heton konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka th...