Lajme

Rama i quan “rrenca” asamblistët e VV-së: Nesër do të shpërfaqet fytyra e tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 10 September 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se beson që Komuna e Prishtinës i ka votat e nevojshme për themelimin e kompanisë së re të pastrimit, e cila do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kryeqyteti.

Kjo çështje pritet të hidhet në votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila mbahet nesër.

Në një konferencë për media, Rama tha se beson se vendimi do të kalojë edhe pa votat e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Unë mendoj që i kemi votat për me kalu dhe me ecë përpara edhe pa Vetëvendosjen, por po them që kjo do ta tregojë nesër, do ta shpërfaq fytyrën e tyre, e asamblistëve, që e bien bërllokun para, i bëjnë të gjitha bllokadat që munden me i bë për kryeqytetin për mos me mujt me kry shërbimin e pastrimit për kryeqytetin”, deklaroi Rama.

Ai kritikoi asamblistët e VV-së që, sipas tij, pengojnë zgjidhjen e problemit të mbeturinave dhe më pas kritikojnë gjendjen e pastërtisë në kryeqytet.

“E në anën tjetër kinse shih si është bërë bërlloku në kryeqytet. Domethënë duhet me i shpërfaq këta rrenca, këtë po e bëjmë, dhe do vazhdojmë të bëjmë”, tha kryetari i Prishtinës.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy