Rama: Gjatë pandemisë u lamë jashtë Evropës, kontrabanduam vaksina nga Italia
Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 09 October 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria u la jashtë ndihmës së Evropës gjatë pandemisë COVID-19, duke treguar se gjatë periudhës së vështirë për vaksina ka arritur të marrë doza nga Italia.
“Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”, tha Rama.
“Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku pa ujë, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pfizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit”.
“Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pfizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, u shpreh ai. /a2news.com
Të tjera
-
Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebenicë, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashk...
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...