Lajme

Rama e Vuçiq takojnë Kryeministren Meloni

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 03 April 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot në Verona se ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministren e Italisë, Gjiorgia Meloni, për marrëdhëniet e ndërsjella dhe çështjet aktuale botërore dhe se e pret vizitën e saj para fundit të këtij viti.

Në margjinat e Panairit Ndërkombëtar të Verës “Vinitali”, Vuçiq u tha gazetarëve serbë se ai dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë biseduar me Melonin për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe së çfare shpresojnë Beogradi dhe Tirana dhe çfarë lloj mbështetjeje presin.

“Na dolëm me disa ide për BE-në, treguam se sa mbështetje morën vendet anëtare të Unionit në kohë krize dhe sa kem marrë ne. “Ne i kërkuam Melonit që të na ndimojë më tej në Bruksel dhe në menyrë bilaterale me angazhimin e saj për çeshtje të ndryshme”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Ai falenderoi Melonin për angazhimin e jashtëzakonshëm të saj, ministrin e jashtëm, Antonio Tajani dhe gjithë qeverinë italiane., e cila i tha se i kushton Ballkanit Perëndimor “një vemendje të pakrahasueshme më shumë se ato të mëparshmet”, por që “as nuk mund të them asgjë të keqe për ta”.

“E ftova Melonin, e cila është mikja jonë e vërtetë dhe e sinqertë, të vijë për vizitë dhe e pres në Serbi para fundit te vitit”. Kjo është shumë e rëndësishme për përmirësimin e metejshëm të marrëdhënieve tona.
“Italia është partneri i tretë tregtar i Serbisë, menjëherë pas Gjermanisë dhe Kinës”, tha Vuçiq.

Tutje Vuçiq shtoi se ai edhe Rama biseduan me Melonin edhe për bujqësi, Ukrainën dhe të gjitha temat aktuale ne botërore.

Vuçiq po ashtu tha se është lajm i mire për Serbinë që “Vinitali” dëshiron të shkojë në Panairin e Beogradit dhe vlerësoi se kjo do të rrisë reputacionin e vendit të tij në botë.

Vuçiq dje së bashku me Ramën takuan edhe kryeministrin e Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovacevski në Verona, në kuader të nismës për Ballkanin e Hapur. Ky Ishte takimi i parë i liderëve të vendeve të kësaj iniciative jashtë Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera