Sport

Rakitic: PSG? Nuk kisha asnjëherë dyshime, jam te klubi më i mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 14 September 2018

Ajo e 2018-ës ishte një verë që do të mbahet mend gjatë nga Ivan Rakitic. Nënkampion bote me Kroacinë dhe objekt dëshirash i Paris Saint Germain në merkato. Në një intervistë mesfushori i Barcelonës ka nënvizuar se ndihet shumë i lumtur te blaugranat dhe dëshira e tij ishte të qëndronte te Barça.

Paris Saint Germain ishte gati të shpenzonte shifra të çmendura për të bërë të mundur kalimin e kroatit në Parc des Princes, por Rakitic me bindje të plotë zgjodhi qëndrimin në Camp Nou.

”Nuk kam patur asnjëherë dyshime. Ishin ditë në të cilat meditova disi dhe dola në përfundimin se jam një futbollist me fat. Jam në klubin më të mirë në botë dhe të luash për Barçën është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Kam kontratë deri në vitin 2021 por shpresoj të rinovoj për një kohë akoma më të gjatë”, u shpreh Rakitic për “Mundo Deportivo”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera