Qytetari rrëfen momentet e frikshme kur ariu iu shfaq papritur në malet e Deçanit: Kujdes kur mblidhni gështenja
14:25 | 03 November 2026 Autori: InfokusiNjë ari i madh është shfaqur pranë dy personave që po mblidhnin gështenja në afërsi të një maje mbi fshatin Pobërgjë të Deçanit.
Sejdi Tolaj ka treguar përmes një postimi në Facebook se ngjarja ka ndodhur të dielën, kur ai dhe një familjar i tij po mblidhnin gështenja në këtë zonë.
Sipas Tolajt, ariu është shfaqur rreth 10 metra larg tyre, ndërsa familjari, i cili ndodhej 7–8 metra larg tij, e ka njoftuar për praninë e kafshës.
Ai ka thënë se, i shqetësuar nga situata, ka vendosur të largohet me vrap përmes një përrockke.
“Vrapuam për afërsisht 20 minuta dhe, fatmirësisht, ariu nuk na ndoqi. Shpëtuam pa pasoja!”, ka shkruar Tolaj.























