Lajme

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 03 November 2026

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja me kancer në Kosovë. Kjo e dhënë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i cili kapublikuar “Raportin e sëmundjeve malinje për periudhën janar-dhjetor 2025″.

Sipas këtij raporti, gratë përbëjnë 51% të rasteve të reja të prekura me kancer në Kosovë, ndërsa burrat 49%.

Grupmosha më e prekur rezulton ajo mbi 60 vjeç.

-Advertisement-

Kanceri i gjirit dhe kanceri i organeve gjenitale femërore janë tumoret më të shpeshta tek gratë, ndërsa të burrat më së shumti paraqitet kanceri i lëkurës, i mushkërive dhe prostatës.

Raporti paraqet edhe numrin e përgjithshëm të personave me sëmundje malinje të raportuar gjatë vitit 2025, ku përfshihen edhe pacientët e diagnostikuar në vitet paraprake, e që është 5 mijë e 564 persona gjithsej.

IKSHPK ka sqaruar se të dhënat janë mbledhur nga institucionet shëndetësore publike dhe private të Kosovës, përmes Regjistrit Popullativ të Sëmundjeve Malinje.

Raporti thotë se Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve të reja, gjithsej 652. Pas saj vijnë: Peja me 259 raste, Gjakova dhe Prizreni me nga 236 raste, Ferizaj me 209, Mitrovica me 188, Podujeva me 172 dhe Vushtrria me 169 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në këtë raport nuk janë raportuar të gjitha të dhënat si duhet.

“Besojmë se ky publikim do të shërbej si informacion dhe motivim për ata të cilët nuk raportuan si duhet dhe të cilët do të shohin se një pjesë e punës së tyre nuk është prezantuar në këtë raport për shkak të mos raportimit”- thuhet në parathënien e këtij raporti.

Sipas llojeve të kancereve, ai i organeve tretëse është më i shpeshti.

Raporti bënë të ditur se rastet më të shpeshta janë kanceri i lëkurës, ai i gjirit, i organeve gjenitale femërore, organeve të frymëmarrjes e traktit urinar.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy