Gazetarja Anita Nikaj denoncon kërcënime me vra*sje e përdh*unim pas protestave për Arlinda Zekajn: “Me ju tash merret policia!”
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 03 November 2026
Gazetarja dhe aktivistja Anita Nikaj ka reaguar publikisht pas kërcënimeve dhe sulmeve që thotë se ka marrë pas angazhimit të saj në protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.
Nikaj ka bërë të ditur se kërcënimet virtuale, përfshirë thirrjet për vrasje dhe përdhunim, kanë kaluar edhe në kanosje fizike ndaj saj, ndërsa rastet tashmë i ka denoncuar në Policinë e Kosovës.
“Kërcënimet virtuale dhe thirrjet për vrasje e përdhunim kanë kaluar edhe në kanosje fizike ndaj nesh, duke nisur prej meje. Rastet tashmë i kam dorëzuar në polici. Personat e përfshirë kanë emra dhe mbiemra. Me ju tash merret policia!”, ka shkruar Nikaj.
Ajo ka akuzuar persona që nuk i ka identifikuar se, në vend të kërkimit të përgjegjësisë institucionale për vrasjen e Arlindës, kanë zgjedhur të sulmojnë aktivistet që po kërkojnë drejtësi.
“Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në vend që vëmendja të përqendrohet te përgjegjësia institucionale, te dështimet në mbrojtjen e grave dhe te nevoja për drejtësi, ju keni zgjedhur një strategji tjetër: sulmi ndaj atyre që kërkojnë llogari”, ka deklaruar ajo.
Nikaj ka reaguar edhe ndaj pretendimeve që kanë qarkulluar për angazhimin e saj profesional, duke sqaruar se kontrata e saj me Nacionalen është ndërprerë para gati dy vitesh. Ajo ka paralajmëruar se edhe për shpifjet e pretenduara do të ndjekë rrugët ligjore.
Gazetarja ka theksuar se angazhimi i saj për të drejtat e grave dhe të njeriut nuk ka nisur me protestat e fundit, por është pjesë e aktivizmit të saj prej më shumë se një dekade.
Sipas saj, është e papranueshme që personat me pushtet institucional të merren me sulmimin e aktivisteve, në vend që të përmbushin përgjegjësitë e tyre.
“Propaganda dhe nxitja e urrejtjes ndaj nesh nuk janë përgjigje ndaj kërkesave për drejtësi. Ato janë pjesë pikërisht e mendësisë e sistemit që e ka vra Arlindën, dhe gratë tjera”, ka shkruar Nikaj.
Pavarësisht kërcënimeve, ajo ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga protestat dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale.
“Për sa kohë gratë vazhdojnë të vriten në këtë vend, unë nuk do të hesht. Nuk mund të zmbrapset protesta, ndërsa dështimi institucional të mbetet pa pasoja”, ka përfunduar ajo.
Nikaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme, e cila është paralajmëruar të mbahet në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

T� tjera
-
EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai
EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar...
-
Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrḁsjen e Diana Kastratit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për...
-
Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Brukseli ka deklaruar se Serbia duhe...
-
Aksioni i policisë: Tre të arrestuar në Kosovë për mashtrim me investime të rreme dhe kriptovaluta
Në kuadër të një hetimi për veprimtari të dyshuar kriminale përmes qendrave t...
-
Eurojust konfirmon aksionin ndaj Call Center në Kosovë
Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ...
-
Europol zbulon skemën e mashtrimeve online, bastisje edhe në Kosovë – shtatë të arrestuar
Kosova është përfshirë në një aksion të madh ndërkombëtar kundër një rrjeti k...
-
Rama në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Brukse...
-
Fruthi në Kosovë, 269 raste të konfirmuara – 27 vetëm gjatë javës së fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar 2...
-
Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës
Në faqen e Gjykatës Speciale është i publikuar aktgjykimi në gjuhën shqipe, k...
-
Presidentja Shiroka-Pula dhe kryeparlamentarja Haxhiu vaksinohen kundër gripit sezonal
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka njoftuar se së bashku me presidenten Ju...
-
Kurti paralajmëroi dje se në buxhetin për vitin 2027 parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e mbështetjes për ekipet mb...
-
Lushtaku dhe Ymeri akuza VV-së: Po i mbrojnë shkelësit e ligjit
Mungesa e deputetëve të shumicës parlamentare ka pamundësuar shqyrtimin e pro...

































