Lajme

EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 03 November 2026

EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar Private Label Middle East (PLME) në Dubai, ku po prezanton gamën e produkteve të brendit të saj Pi&Ki.

Pjesëmarrja në këtë panair, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e mëparshme, është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të EGI Group për zhvillimin e prodhimit, promovimin e produkteve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Produktet Pi&Ki kanë dëshmuar ndër vite cilësinë dhe standardet e tyre duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në treg dhe duke krijuar mundësi për zgjerim në tregjet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Përmes këtij prezantimi, kompania synon të krijojë kontakte të reja biznesore, të forcojë partneritetet ekzistuese dhe të eksplorojë mundësi të reja eksporti.

Pi&Ki po prezantohet në Zabeel Hall, stenda Z1-PF22, nën moton “Proudly Made in Kosova. Ready for the World”.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy