Qytetari me mesazh të fortë nga protesta: Kush e konsideron të drejtë gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, nuk është i mirëpritur në shtëpinë time
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 06 October 2026
Një qytetar ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së sotme në Prishtinë me një mesazh të gjatë të vendosur në pjesën e pasme të bluzës së tij, lidhur me gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesazhin e nënshkruar me emrin Selami Popaj, ai shpreh qëndrimin se personat që e konsiderojnë të drejtë gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së nuk janë të mirëpritur në shtëpinë e tij, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me ta.
“Ata që mendojnë se ky gjykim ndaj krerëve të UÇK-së ka qenë i drejtë, pa marrë parasysh se kush janë, qofshin edhe të lidhur familjarisht me mua, nuk janë të mirëpritur në shtëpinë time”, thuhet ndër të tjera në mesazh.
Popaj e lidh qëndrimin e tij me mënyrën se si e vlerëson luftën e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.
“Të nxjerrësh baltë mbi luftën tonë çlirimtare do të thotë të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve, mbi sakrificën e një populli të tërë dhe mbi historinë më të lavdishme të kombit tonë”, shkruhet në bluzë.
Mesazhi vazhdon me deklaratën se me personat që mbajnë qëndrime të tilla ai nuk dëshiron të ketë raporte.
“Me të tillë nuk kam vend në tryezë, as në shtëpi, as në jetë”, thuhet në mesazh.
Në fund, ai thekson se këtë qëndrim nuk e konsideron urrejtje apo hakmarrje.
“Kjo nuk është urrejtje – është qëndrim! Kjo nuk është ndasi – është ndërgjegje! Kjo nuk është hakmarrje – është respekt! Dhe këtë qëndrim nuk e ndryshoj për asnjë njeri”, përfundon mesazhi, i shoqëruar me mbishkrimin “UÇK-ja, historia jonë! Rroftë UÇK-ja!”./Gazeta Infokus
Mesazhi i plotë:


T� tjera
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...




























