Lajme

Quni thotë se oferta e SHBA-së ka qenë më e mira për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 21 November 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se pritjet për një marrëveshje për targat ishin të mëdha pas takimit të kryeministrit, Albin Kurti me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

I ftuar në emisionin “Respublika” në tëvë1, Quni thotë se institucionet vendimarrëse të BE-së por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar për një zgjidhje të pranueshme për dy palët.

“Me tregu drejtë pritjet ishin shumë të mëdha duke u nisur nga ajo që qendrat e vendimarrjes , autoritete e SHBA-së ishin shumë të interesuar që të gjenin zgjidhje të pranueshme për dy palët, gjithnjë me synimin të përshkallëzohen, evitohet një situatë e cila mundet me paraqit rreziqe të parashikueshme brenda Kosovës dhe të sfidohen institucionet”, tha ai.

-Advertisement-

Por, Quni thekson se është dashur të mirret në konsideratë kërkesa e SHBA-së për shtyrjen e këtij vendimi. Sipas tij, kjo për shkak se ka qenë oferta më e mirë për institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ne po hyjmë në një situatë sado që është e drejtë që autoritetet e Kosovës të shtrijnë funksionalitetin e institucioneve dhe në veri të Kosovës por qendrat të cilat kanë përvojë, kapacitete me i analizu situatat me i parashiku posaçërisht SHBA duke e ditur se në çka do të sfidohemi dhe çfarë situata mund të krijohet është kërkuar kjo çështje të prolongohet për një kohë dhe mendoj kjo ka qenë oferta më e mirë për institucionet e Republikës së Kosovës që është dashur të mirret në konsideratë sepse jam më se i bindur në tavolinë me një marrëveshje politike do të mënjanoheshin të gjitha situatat të cilat mund të përshkallëzojnë tensione nacionale”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera