Quni i përgjigjet Klosit rreth deklaratave të tij për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus
20:58 | 10 December 2022
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH) kishte dhënë një version për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.
Pas deklaratës së Klosit i cili dekorimin e Tahir Zemajt e konsideron si shkak për vrasjen e Ahmet Krasniqit, i është përgjigjur ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, duke thënë:
“Kur zoti Klosi ngrit teori të tilla, se gradimi i Tahir Zemës paska qenë shkak për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, unë mendoj se ai është ende në vazhdën e misonit që ka pasë edhe viteve ’98-‘99. E ajo është që ne mos të kemi, apo mos të krijohet një klimë dhe një ambient unifikues, brenda faktorit shqiptar në Kosovë, sepse ai ka qenë i tillë edhe në ato kohë. Në ato kohëra si autoritet i Shërbimit Intelegjent, do të thotë e ke mundësinë që të ndikosh tek autoritetet e formacioneve të përqara, të kriijojnë një hierarki të unifikuar. Ai këtë nuk e ka bërë. Janë shumë veprime para se të gradohej koloneli Tahir Zemaj, të cilat ishin si simptomë, se do të ndodh diçka ndaj kolonelit Ahmet Krasniqi dhe varsëve të tij dhe bashkëpuntorëve të tij. Sepse ai në disa situata është ndalu gjatë rrugës në Tropojë, nga ai është marrë telefoni satelitor, është marrë makina, gjithnjë është justifikuar, kurse mbrapa atyre grupve janë do rebel jashtë kontrollit, e tjera, e tjera. Por, ne e dijmë fort mirë se ato ishin në autoritetet e drejtpërdrejt të zotit Klosi. Pastaj, bastisja e komandës ku qëndronte koloneli Krasniqi, çarmatosja e truprojave të tij, kontrollat e shpeshta, një kontroll para se të vritej, ndarja e makinave, ndalesa e konvojit, e tjera, e tjera”.
Ish-komandanti i UÇK-së, gjithashtu shtoi se vrasja e kolonel Krasniqit është urdhëruar nga qendra e Boegradit. Ai thotë se Beogradi i kishte të gjitha dojset për secilin ushtarë.
“Prej momentit kur kolonel Ahmet Krasniqi është autorizuar si Ministër i Mbrojtjes që t’i ndërtoj të gjitha kapacitetet ushtarake, mendoj që ky organizim që në fillim është sabotu, është sabotu edhe nga vetë eksponentët e politikëbërsëve në Shqipëri. Tani jo unë që dua të ndërtojë apo të nxjerri në sipërfaqe teorit të ndryshme konspirative, etj. Por, mendoj që për gjithë ushtarakët, Shërbimet Intelegjente të Beogradit, ato civile dhe ushtarake, posedonin dosjet e tyre. Në ato dosje, natyrisht, ishin edhe vlerësimet profesionale për çdo njërinë. Dhe, është e natyrishme që këta njerëz të sabotohen edhe të mos të futen në Kosovë, edhe mos të jenë në krye të formacioneve ushtarake. Unë gjithnjë vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, e shoh në këtë aspekt, që është e urdhëruar nga qendra e Beogrdit”, tha ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, në Klan Kosova.

Të tjera
-
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Kom...
-
Dogana sekuestron sasi të konsiderueshme të telefonave të kontrabanduar, me vlerë mbi 64 mijë euro
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afaris...
-
‘‘Përhapet propaganda serbe’’, ‘‘fuqizon nacionalizmin serb’’, ish- ambasadori Bosch ndan kritikat ndaj Speciales
Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, është pajtuar me deklarime...
-
Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit
Kremlini ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të pezulluar disa dërgesa ...
-
Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shaba...
-
Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me mini...
-
Rasti i mashtrimit të disa grave, policia fton qytetaret e dëmtuara të paraqiten për intervistim
Ditë më parë Policia e Kosovës, kishte njoftuar për arrestimin e tre personav...
-
Xhandarmëria franceze, një autoblinde të fuqishme ia vë emrin “Kosovë”
Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më...
-
Numër rekord biznesesh të reja në Zvicër
Në semestrin e parë, 27,811 biznese të reja u regjistruan në nivel zviceran: ...
-
Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka t...
-
OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty
Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyr...
-
Nis takimi Osmani-Haradinaj
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush ...