QKUK rrezikon të mbetet pa infermierë, mbi 600 ikën vetëm këtë vit

Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 26 December 2022
Qendra Klinike Universitare (QKUK) po braktiset nga infermierët, të cilët çdo ditë e më shumë po ikin jashtë Kosovës. E kjo gjendje sipas Naser Rrustemit, kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës, është alarmante, pasi që numri i atyre që po ikin nga spitalet e Kosovës është në rritje.
“Sa i përket ikjes së infermierëve me të vërtetë është alarmante, shqetësuese..Kjo është një shifër shqetësuese, ku duhet të shqetësohet prej kryeparlamentarit, presidentes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve tjera në mënyrë që ta përmirësojmë me një pagë të dinjitetshme, kushte të punës më të mira, ndërrime të natës më të mira dhe nuk lypim as më shumë as më pak. Mirëpo besoj që kjo është vonë “, tha ai.
Vetëm këtë vit sipas shifrave që ka Oda e Infermierëve të Kosovës janë larguar 630 infermierë. Por sipas Rrustemit kjo shifër është dukshëm më e madhe.“Ikja e infermierëve është me të vërtetë me një numër shumë të madh sidomos këtë vit. Është diku 630 infermierë që ne i kemi në evidencë. Por kjo shifër as për së afërmi s’është e tillë”, tha ai.
Rrustemi madje thotë se infermierët e rinj nuk janë aspak të interesuar që të qëndrojnë në Kosovë dhe të punojnë në spitalet tona, me këto kushte dhe pagën që marrin. E kjo sipas tij shihet më së mirë në konkurset që hapen, e në të cilat ka shumë pak infermierë që konkurrojnë.
E kjo gjendje sipas tij është me të vërtetë brengosëse.Edhe pse është shumë afër pensionit, ikja nga Kosova ka joshur dhe Rrustemin, i cili thotë se për këto pak vite pune sa i kanë mbetur deri në pensionim, po mendon të ik jashtë. Degradimi që i është bërë këtij sektori sipas tij ka bërë që dhe infermierët të cilët kanë punuar që 20 vite, janë në gjendje ta lëshojnë punën dhe të shkojnë jashtë.
“Unë këtë kohë jam i interesuar mos me nejt ma në këtë vend. Sepse nuk punohet asgjë në të mirën e profesionistëve shëndetësor”, tha ai.Rrustemi thotë se çdo ikje e infermierëve jashtë Kosovës mbetet shqetësuese dhe se me këtë trend për tre apo pesë vjet, Kosova rrezikon të mbetet pa profesionistë shëndetësor.
Ndërsa thotë se përkundër kësaj gjendje të krijuar, nuk po shihet ndonjë lëvizje që po ndërmerret nga institucionet përkatëse, për ta ndryshuar situatën. E sa i përket Ligjit për paga për profesionistët shëndetësorë, ai thotë se nuk janë aspak të kënaqur dhe se ende nuk janë në dijeni për vlerën e koeficientit. Por nëse koeficienti nuk do të jetë ai që ata presin, atëherë ata do të reagojnë ashtu siç dhe kishin bërë me herët me Ligjin paraprak, të cilin e kishin dërguar tek Avokati i popullit. Ai thotë se nuk janë të interesuar që ky Ligj të mos kaloj, por kërkojnë që profesionistët shëndetësor të vlerësohen dhe të marrin pagën që meritojnë.
“Por nëse shkelen të drejtat elementare të profesionistëve shëndetësor, sigurisht që edhe ne do të reagojmë ashtu siç kemi bërë dhe më përpara. Gjë që askush nuk e dëshiron. Ne dëshirojmë ta kemi një ligj të pagave, i cili është i dinjitetshëm për profesionistët shëndetësor. Ky është mision i joni dhe këtë mision ne duhet deri në fund ta qojmë”, tha ai.

Të tjera
-
Numër rekord biznesesh të reja në Zvicër
Në semestrin e parë, 27,811 biznese të reja u regjistruan në nivel zviceran: ...
-
Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka t...
-
OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty
Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyr...
-
Nis takimi Osmani-Haradinaj
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush ...
-
Merimangat helmuese paralizojnë portin e makinave në Detin e Veriut
Terminali i makinave në Bremerhaven, që njihet edhe si porti i makinave në De...
-
500 mijë euro për dy ditë, Ymeri: Ndalesat me pikëpyetje të bllokut “B1” po i pasurojnë tregtarët e energjisë
Inxhinierja Janina Ymeri ka reaguar ashpër lidhur me ndërprerjet e shpeshta d...
-
Ramush Haradinaj hyn në presidencë për takimin me Vjosa Osmanin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë ka mbër...
-
Abdixhiku: Për bindjen tonë është përmbysur rëndi kushtetues, do t’i drejtohemi Gjykatës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me Pr...
-
Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar p...
-
Krasniqi i reagon Kurtit për konstituimin e Kuvendit në “fund të korrikut”: S’kemi pse presim, mund ta bëjmë qysh nesër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në takimin me Presidenten ...
-
Auditimi në ministrinë e Hajdarit: Shkelje në subvencione, borxhe të fshehura, emërime pa konkurse dhe pagesa bizneseve pa marrëveshje
Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullësi dhe shkelje serioze në ...
-
Bileta të lira-Udhëto nga Prishtina drejt Dortmundit çdo të mërkurë dhe të shtunë!
PrishtinaTicket ju mundëson që të udhëtoni drejt Dortmundit direkt nga Aeropo...