Lajme

Qëndroi i izoluar për 26 vjet, vdes njeriu më i vetmuar në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 29 August 2022

Një burrë i fisit i quajtur “njeriu më i vetmuar në botë” pasi jetoi i izoluar për 26 vjet, ka vdekur në pyllin brazilian. Grabitësit e tokave dhe fermerët e bagëtive kishin zhdukur plotësisht pjesën tjetër të fisit të tij në disa sulme që nga vitet 1970, duke e lënë atë të jetonte vetëm pjesën tjetër të jetës së tij.

Burri jetonte thellë në Amazonë në shtetin Rondonia. Ai njihej si “Njeriu i vrimës” sepse hapte gropa të thella, herë për të zënë kurth kafshët e herë për t’u fshehur vetë në to. Ai shmangi çdo kontakt me botën e jashtme, megjithëse autoritetet e mbanin në sy dhe herë pas here i linin furnizime.

Studiuesja Fiona Watson tha: “Asnjë i huaj nuk e dinte emrin e këtij njeriu, apo edhe shumë për fisin e tij – dhe me vdekjen e tij gjenocidi i popullit të tij është i plotë. Sepse ky ishte me të vërtetë një gjenocid – fshirja e qëllimshme e një populli të tërë nga blegtorët e uritur për tokë dhe pasuri.”, tha ajo.

-Advertisement-

Policia tha se ai vdiq për shkaqe natyrale, por trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. /abcnews.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera