Lajme

Putin kërkon dorëzimin e mbrojtësve të Azovstal

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 05 May 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Ukrainës që të urdhërojë luftëtarët e saj të strehuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në portin ukrainas të Mariupolit për të ulur armët e tyre.

Sipas Kremlinit, në një telefonatë me kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett, këtë pasdite, Putin pretendoi se Rusia ishte ende e gatshme të siguronte kalim të sigurt për civilët nga uzina.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov më herët sot mohoi se trupat ruse kishin hyrë në uzinë, duke kundërshtuar pretendimet e zyrtarëve dhe luftëtarëve ukrainas se luftime të ashpra po zhvilloheshin brenda.

-Advertisement-

Ndërkohë prokurorja e përgjithshme në Ukrainë, Iryna Venediktova, deklaroi se janë 4 mijë viktima mes civilëve, nga të cilët 221 fëmijë, ndërsa mbi 400 fëmijë janë plagosur. Duke folur në me video-në konferencën ndërkombëtare të prokurorëve të vendeve të Këshillit të Evropës dhe të shteteve vëzhguese dhe të Mesdheut, që po zhvillohet në Palermo, ajo kërkoi mbështetjen e bahskësisë ndërkombëtare, raporton A2news.

“Sot kjo zgjedhje e anës së bashkësisë ndërkombëtare në favor të Ukrainës në këtë luftë brutale është e rëndësishme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera