Punimet artizanale nga të gjitha trojet shqiptare i gjeni në sheshin e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 27 July 2019
Venera Rada nga Prizreni erdhi në Prishtinë për të shitur punimet e saj nga djegia e drurit, bizhuteritë dhe shajakun. Në pamundësi për të gjetur një vend pune, ajo me vetiniciativë ka filluar të merret me punëdore.
Këtë vit, Rada po merr pjesë për herë të parë në panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, që po mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, e që ka mbledhur pjesëmarrës nga qytete të shumta.
Punimet e saj, bien lehtësisht në sy pasi janë të punuara me delikatesë dhe me ngjyra të zgjedhura me kujdes, por megjithatë, Rada thotë se puna e dorës nuk shpaguhet pasi çmimet duhet t’i përshtaten kushteve ekonomike në vend.
Rada: Kam sjellë bizhuteri, djegie në dru dhe shajak
“Kam bizhuteri, djegie në dru dhe shajak… Ja kam nis me u marrë me punë dore para disa vitesh, për shkak se kam pasur shumë kohë të lirë. Dhe, vjet, kam qenë një muaj në trajnim në Turqi, në një shkollë të punëdoreve, diçka që ne këtu nuk e kemi. Ka qenë një përvojë shumë e mirë, ku jam trajnuar në shumë drejtime”, thotë ajo.
Fakti se ka ndjekur trajnimet në Turqi, e kanë ndihmuar atë që të zotërojë mirë artin e djegies në dru, porse tregon se megjithatë gjatë rrugës ka dhe vështirësi.
Rada: Kemi problem me e siguruar materialin
“E kemi në problem që lënda e parë, materialet, na mungojnë shumë. Dhe, kemi telashe të mëdha me e siguru materialin. Zakonisht duhet ta sjellim prej Turqisë… Kjo kushton edhe kohë edhe mund”, tregon ajo.
Edhe plaku 83 vjeçar Mustafë Ramadani nga Prishtina, ka zgjedhur që pas pensionimit të merret me ndonjë aktivitet.
Ai tregon për KosovaPress, se ka zgjedhur të merret me punimin e objekteve nga druri. Tregon se është i kënaqur me pjesëmarrjen në panair, pasi inspektorati i komunës nuk po i lejon të shesin në rrugë, gjë që po u vështirëson shitjen e produkteve.
Ramadani: Jam gëzuar për panair sepse nuk po na lënë me shit rrugëve
“Kushtet e mira shumë. Panairi i mirë shumë. Jemi gëzu për panair sepse nuk po na lënë me shit rrugëve, s’po kemi ku i shesim prodhimet”, thotë ai.
Ramadani thotë se produktet e tij kanë kosto, ndërsa nuk shiten mjaftueshëm.
Ramadani: Me 3 euro jam kthyer në shtëpi, nuk ka shumë punë
“Me 3 euro jam kthy në shtëpi, nuk ka. Nganjëherë, shiten ngapak, deri në 20 euro, më lart jo… E bëjë këtë punë qe 7-8 vjet, pas pensionimit. Kam mëndu shumë se me çka me u marrë dhe ia nisa, dalë ngadalë po i punojmë krejt”, shprehet ai.
E Gjyljana Ndoci, ka ardhur nga Shkodra për të marrë pjesë në panairin me punime artizanale.
Rruga e gjatë që bënë është e vështirë për të, pasi thotë se nuk marrin mbështetje financiare. E megjithatë, ndjehet e kënaqur me mirëpritjen që gjen në Kosovë.
Ndoci ndjehet e lumtur që qytetarët kanë interes për punimet e saj, pasi i punon me shumë përkushtim dhe kënaqësi.
Ndoci: Kur nuk shesim është e kemi të vështirë t’i përballojmë shpenzimet
“Jemi të kënaqura me mirëpritjen që na kanë bërë, si njerëzit, si Ministria dhe organizatorët… Vjet na panair të Gjilanit na e kanë mundësu fjetjen dhe darkën, por sivjet jo. Prapë se prapë jemi të kënaqur… Sidomos kur nuk shesim është e vështirë”, thotë ajo.
Sylbije Sahiti nga komuna e Lipjanit, bënë të ditur se rregullisht merr pjesë në panaire, teka tregon se a është e kënaqur me kushtet e panairit.
Sahiti: Edhe pse ka shumë pjesëmarrës, hapësira është e mjaftueshme
“Ka hapësirë të mjaftueshme edhe pse ka shumë pjesëmarrës. Ndoshta ka mundur me pas hapësirë më të madhe, por po e shoh se të gjithë ngapak jemi sistemu. Kështu që i falënderoj- edhe këta që po na përkrahin me marr pjesë nëpër panaire, sepse ia vlen me dal me prezantu produktet vendore. Unë prodhoj vet bimë shëruese dekorative, bimë shëruese, pisha, lule sezonale e të gjitha”, deklaron ajo.
Edhe Jehona Abdullahu Dabiqi, e cila ka ardhur nga Deçani për t’u ofruar qytetarëve dhe mërgimtarëve mjaltin vendor, shprehet e kënaqur me organizimin e këtij panairi.
Dabiqi: Nga ky panair pres që të rritet konsumimi i prodhimeve vendore
“Nëpër panaire marrë pjesë shumë shpesh, prej vitit 2015 si biznes dhe i kemi afër 700 bletë dhe çdo herë prezantoj prodhimet e mia të bletëve, mjaltin… Nga ky panair pres që diaspora dhe qytetarët të konsumojnë prodhimet vendore”, thotë ajo.
Panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, po mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, dhe do mbyllet sot, më 27 korrik. Qytetarët mund të blejnë produkte të ndryshme vendore të cilat janë të ekspozuara gjatë tërë ditës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...