Lajme

Publikohet fotografia e pllakës së varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeta II

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 24 September 2022

Fotografia e parë e pllakës së varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeta II në kapelën Windsor, është publikuar këtë të premte nga Buckingham Palace.

Pllaka e varrit është vendosur në dyshemenë e “George VI Memorial Chapel”, ku monarkja u varros të hënën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Guri është gdhendur në kujtim të Mbretëreshës, prindërve të saj dhe bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut.

-Advertisement-

Ai zëvendëson një pllakë të mëparshme, kushtuar George VI dhe Nënës Mbretëreshë.

Guri i sapo vendosur është rrethuar me lule dhe kurora për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës dhe është bërë prej mermeri të zi belg, i gdhendur me dorë me shkronja bronzi, për t’u përshtatur me pllakën e mëparshme.

Familja Mbretërore është duke mbajtur një periudhë zie shtatëditore për Mbretëreshën Elizabeta II, e cila do të mbyllet të hënën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera