Publicisti Habib Zogaj promovon librin “Kuvendi i Bubavecit”
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 06 July 2021
Publicisti dhe gazetari Habib Zogaj promovoi të martën librin “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) i dhjeti me radhë i autorit Habib Zogaj, si dhe u shfaq premiera e dokumentarit me të njëjtin emër.
Libri përmbledh aktivitetet e Lëvizjes Kombëtare të Pajtimit të Gjaqeve në Malishevë, ndërsa edhe dokumentari flet për Kuvendin e 26 prillit të vitit 1990, të mbajtur në Bubavec të Malishevës.
Recensenti i librit, Mehmet Rukiqi, tha se kultura, arti, shkenca dhe letërsia shqiptare sot u pasuruan edhe më shumë falë veprës “Kuvendi i Bubavecit”.
“Kultura, arti, shkenca dhe letërsia shqiptare sot po pasurohen edhe me një vepër kombëtare, që mban titullin “Kuvendi i Bubavecit”. Vepra, si e tillë, i plotëson të gjitha kushtet qoftë gjuhësore, qoftë letrare. Ka një gjuhë të mirë, një sintaksë të ndërtuar mrekullisht dhe paragrafët më të nevojshëm që si vepër i plotëson. 95 vjet pas vdekjes së kolosit më të madh shqiptar për të drejtën zakonore shqiptare, Ramadan Shabanit, 59 vjet më parë iu shkoi ndërmend të rinjve tanë, kryesisht të burgosur politikë, që të kryejnë amanetin e Ramadan Shabanit, që ne të jemi të pajtuar. S’ka fitore pa pajtim, s’ka luftë pa pajtim dhe po i devijuam këto pikëpamje, atëherë kemi devijuar edhe historinë tonë”, tha Rukiqi.
Autori i librit dhe producenti i dokumentarit “Kuvendi Bubavecit”, Habib Zogaj, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që e ndihmuan gjatë rrugëtimit të tij për shkrimin e librit, teksa tha se për veprat nuk flasin autorët, pasi janë lexuesit ata që i japin vulë.
“Për veprat nuk flasin autorët, flasin të tjerët, këshilli redaktues, recensentët, por ka edhe një nivel tjetër që i jep vulën veprës, ai është lexuesi. Ndjehem mirë që kam shkruar për një ngjarje të rëndësishme historike kombëtare, si ajo këtij kuvendi madhështor, përmbajtësor e qëllimmadh”, u shpreh ai.
Edhe konsulenti i librit, Hoxhë Xhevat Kryeziu falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në promovimin e librit, teksa kujtoi takimin e parë me patriotin shqiptar të njohur për pajtimin e gjaqeve, Anton Çetën. Pas fjalës së tij, Kryeziut iu nda mirënjohje.
Me rastin e promovimit të librit, të pranishmit patën rastin të shohin edhe dokumentarin “Kuvendi i Bubavecit”.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...