Sport

PSG kërkon ta rrëmbejë yllin e Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 28 January 2019

Paris Saint-Germain po kërkon talentin e Bajernit të Mynihut.

Kampionët e Francës ofrojnë 20 milionë euro për të transferuar mesfushorin e Bajernit, Renato Sanchez.

Sipas Le10Sport, skuadra franceze është duke e pritur arritjen e Leandro Paredes, por janë duke parë që të shtojnë në radhët e tyre edhe një mesfushorë.

-Advertisement-

Duket se Bajern është vendosur për të mbajtur mesfushorin portugez pasi ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme këtë ofertë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera