Pse u zhytën ndërtesat në tokë? Eksperti italian: Terrenet ranore dhe me ujë e humbin shpejt rezistencën
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 02 December 2019
Toka vazhdon të dridhet në Shqipëri. Këtë mëngjes, një tërmet i ri goditi bregdetin verior shqiptar.
Epiqendra u identifikua po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.
Të gjitha viktimat u gjetën nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, Villa Palma dhe Miramare, dhe tre ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, thotë shtypi Italian duke bërë kështu dhe një përmbledhje te situatës.
Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universitetin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambjentit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.
“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar”, thotë Michetti.
“Por ajo që mund të bëjmë, “ shton ai, “është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.
Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to. Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla.
Të tjera
-
Kisha Katolike kujton Pjetër Bogdanin
Kisha Katolike në Kosovë - Dioqeza Prizren-Prishtinë, për të shënuar 330-vjet...
-
Dëshmitë e dëshmitarëve për “Veteranët e rrejshëm” mbesin sekret për publikun
Ndonëse mediat e kanë dëgjuar dhe e kanë incizuar se çfarë ka dëshmuar të enj...
-
Ligji për paga dërgohet në Kushtetuese, Avokati i Popullit kërkon masë të përkohshme për zbatim
Vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, Avokati i Popullit ...
-
Marsh kundër ndryshimeve klimatike
Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër ndryshimeve klimatike. Kjo...
-
ATK konsultime me bizneset për planin e integritetit
Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezën e konsultimeve publike me përfaq...
-
U sulmuan infermierët, sot protestë para spitalit të Mitrovicës
Sindikata e Spitalit të Mitrovicës organizon protestë para objektit të Spital...
-
Gucati: Vuçiq mundohet ti mbuloi gjurmët e Kasapit Milloshoviq
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka rea...
-
Themelohet çmimi letrar “Adem Demaçi”
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka krijuar çmimin letrar...
-
Shqetësuese: Raste të shumta të dhunës në familje, fundviti i gjen burrat e Kosovës të dhunshëm
Jemi në përfundim të dekadës së dytë së shekullit 21, dhe dhuna në familje po...
-
Ekipi grek i kërkim-shpëtimit zbulon shkakun e shembjes së pallateve në Thumanë
Greqia ishte ndër shtetet e para që dërgoi në Shqipëri ekipet e kërkim-shpëti...
-
Nuk është ëndërr, ky fshat gjendet në Gjakovë
Fshati Pjetershtan i cili gjendet pakë kilometra larg Gjakovës këtë vitë ësht...
-
Bahtiri: Mund të shkojmë në zgjedhje, por MPB’në nuk e japim
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, k...