PSD-ja kërkon kundërligjshëm rritjen e pagës minimale (Dokument)
Autori: Sylejman Sylejmani
21:08 | 04 February 2019
Kërkesa për interpelancë për rritjen e pagës minimale në Kosovë nga Partia Socialdemokrate po del të jetë në kundërshtim me ligjin.
Sipas ligjit, vetëm Këshilli Ekonomiko-Social ka të drejtë të kërkojë rritje të pagës minimale, shkruan Gazeta inFokus.
Pjesë e këtij këshilli janë sindikatat, organizatat e punëdhënësve dhe Qeveria e Kosovës.
Pika dy e nenit pesë të ligjit për Këshillin Ekonomiko-Socal saktëson se ky organ është apolitik dhe funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo interesi politik që vjen nga jashtë.
“1. Këshilli ekonomiko-social (në tekstin e mëtutjeshëm “KES”), është organ i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.
2. KES-i si organ më i lartë trepalësh është apolitik dhe funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo interesi politik që vjen nga jashtë”, thuhet në ligj.

Kërkesën për interpelancë, ndërhyrje drastike në punën e këtij këshilli, e ka konsideruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
“Po, kjo është një ndërhyrje drastike. Kjo tregon se krejt partitë në parlament janë në vazhdën e një popullizmi dhe pagën minimale mund ta caktojnë vetëm partnerët social askush tjetër. As nuk mund të caktohet me vendim të qeverisë e as me vendim të parlamentit”, ka thënë Rukiqi.
Sipas tij, rritja e pagës minimale nuk mund t’u imponohet palëve të cilat janë të përfshira në këtë këshill.
“Është mes partnerëve social dhe nuk mund të caktohet ndryshe. Nuk mund t’ia imponosh vullnetin e palëve, edhe parlamenti nuk mundet me e imponu vullnetin e partnerëve social, është diçka e ndarë. Është proces i cili nuk përcaktohet me vendime politike”, ka theksuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Në kërkesën e PSD-së për interpelancë, thuhet se paga minimale nuk duhet të jetë më e vogël se koeficienti 1 i ligjit të pagave në sektorin publik.
Megjithatë, Rukiqi thotë se edhe kjo gjë është gabim.
Sipas tij, askund në botë paga minimale nuk lidhet me pagat tjera në vend.
“Varet se në çfarë niveli shkon rritja e pagës minimale. Në asnjë vend të botës paga minimale nuk lidhet me pagën më të ulët se që e kanë përcaktu me atë rezolutë. Paga minimale është një minimu që lidhet me gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe nuk lidhet me pagat e tjera në vend”, ka deklaruar ai.
Ligji i ri për pagat në sektorin publik, ka sjellur reagime të shumta.
Sipas ekspertëve, ky ligj ka thelluar diferencën mes pagave në sektorin publik dhe atë privat. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...


































