Protestë për të tretën ditë për serbin që u arrestua për krime lufte
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 23 June 2023
Për të tretën ditë me radhë, në Graçanicë është protestuar në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviq, për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Protesta e tyre ka nisur në orën 12:00 para stacionit policor në këtë komunë, e pastaj kanë ecur deri te manastiri i Graçanicës.
Ata kanë kërkuar lirimin e Milenkoviqit, ndaj të cilit autoritetet e Kosovës kanë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, si gardian i burgut në Prishtinë ka ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike, ndaj të burgosurve shqiptarë.
Borisavljevic: Askund në Kodin Penal në Kosovë nuk thotë që është vepër penale të jesh serb
“Edhe pse nuk jam jurist në punën time në sektorin joqeveritar, kam pasur mundësi të takohen kodin penal në Kosovë dhe absolutisht mund të pohoj se askund, por absolutisht askund, thotë se është vepër penale të jesh serb, se është vepër penale të festosh festen ose se është krim të jetosh në pronat e stërgjyshërve dhe gjyshërve të tu. Megjithatë, me arrestimet gjithnjë e më të shpeshta të serbëve në Kosovë, nuk mund e të mos vërej se ndoshta ky është një nga krimet më të mëdha në këtë krahinë jugore, kjo se dikush është serb dhe se dikush jeton në pronën e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre… Dhe përsëri, unë nuk kam përgjigje, përgjigje për atë pyetje, ashtu si sot nuk kemi përgjigje pse Milenkoviç, pse miqtë, baballarët, vëllezërit tanë, pse u arrestuan”, ka thënë protesutesi Dusan Borisavljevic
Para protestuesve ka folur edhe Ratko Popovic.
“E gjithë kjo ndodhi tre ditë më parë, lutjet tona u drejtuan, që fuqitë e mëdha, që pikërisht ata që shkaktuan gjithë këtë fatkeqësi këtyre popujve që jetojnë në këtë zonë, që të mblidhemi për të kërkuar drejtësi dhe për të përsëritur të njëjtat gjëra përgjithmonë. Ne kërkojmë paqen, kërkojmë lirinë për fëmijët tanë, për familjet tona dhe për fqinjët tanë me të cilët kemi jetuar mirë, kemi shkuar në të gjitha shkollat, fakultetet e kështu me radhë…E gjitha kjo u zhduk, erdhi kaosi, rrëmuja, mosmarrëveshja, mos durimi me asgjë, urrejtja, vuajtja, kotësitë njerëzore që janë të tmerrshme, që shkaktuan një persekutim të tillë këtu, veçanërisht të popullit serb, dhe askush nuk e ka të lehtë në Kosovë”, u shpreh ai.
Milenkoviq është arrestuar të mërkurën në zonën e Graçanicës, nga Policia e Kosovës, ndërsa një ditë më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se Milenkoviq, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të burgjeve në fjalë, kishin keqpërdorur autorizimet zyrtare.
Tutje bëhet e ditur se pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme.
Gjithashtu është theksuar se pas kësaj, në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë çnjerëzore, duke maltretuar e shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë.
Pas arrestimit të tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përgjegjësit e krimeve të luftës në Kosovë duhet të vihen para drejtësisë./Sh.Pajaziti
Pamje nga protesta:
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...