Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus
22:39 | 23 January 2025
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, është zotuar se pagat do të rriten për 50 për qind qysh në vitin e parë të mandatit të tij si kryeministër.
Ai është zotuar se nëse nuk e realizon këtë premtim, do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
“Pagat kam me i rrit për 50 për qind. Edhe para se me e thënë këtë e kam menduar mirë. Jam më se i vendosur. Ditën e parë të punës kam me e filluar plotësim, ndryshimin, rishikimin e ligjit për ndarjet buxhetore që me e akomodua premtimet që jam duke i bërë për paga dhe pensione. Dhe pagat do të rriten 50 për qind për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierë, mjek, polic, zjarrfikës, për ushtarë, shërbimin korrektues, shërbyesit civil. Për të gjithë kanë me u rrit pagat 50 për qind, për një dallim, ata që janë të emëruar politik, atyre nuk iu rritet paga 50 për qind. Që i bije ministra, deputetë, këshilltar atyre do tu rritet paga për 30 për qind. Është e drejtë sepse janë paga më të larta dhe përqindja kur aplikohet në bazë më të ulët e ka efektin më të vogël. Nuk është 50 përqindëshi sikur i atij në 600 euro pagë sikur atij në 1 mijë euro. Prandaj qëllimi është që, edhe në të ardhmen do ta shikoj edhe ligjin për me vendos më shumë barazi, jo me lënë një diskrepancë mes pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo duhet të rishikohet, por pagat do të rriten për 50 për qind për të gjitha kategoritë që i përmenda. Edhe publikisht jam deklaruar dhe po e rideklaroj, nëse pagat nuk rriten brenda vitit të parë, muajt e parë të mandatit, unë si kryeministër, unë ju siguroj, me përgjegfjësinë më të madhe po ua them, 31.12 i këtij viti nuk më zen në zyre si kryeminsitër. Nëse nuk e përmbushi këtë premtim, publikisht po deklaroj me 31.12 unë nuk rri kryeministër i këtij vendi. E kam premtuar, nuk dua me qenë i papërgjegjshëm, mos me qenë serioz, mos me i ndejt premtimit tim mbrapa, me ua marrë njerëzve votën edhe në fund me u thanë më falni nuk mujta se ke vështirë. Edhe në të kaluarën ka qenë vështirë, kur kam thënë 50 për qind, më kanë thënë s’bohet, është premtim elektoral. Kemi qenë program me FMN-në, por ka ndodhur. Ka me ndodh edhe kësaj radhe”, theksoi Hamza.
Ai po ashtu premtoi se, pensionet bazike, pensionet e moshës do të rriten për 70 për qind.

Të tjera
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...
-
Qindra përkrahës të VV-së mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në pritje të Albin Kurtit
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skënderbeu...
-
Kurti iu drejtohet simpatizantëve në ora 24:00 në sheshin “Skenderbeu”
Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se Albin Kurti do të iu drejtohet simpatizant...
-
Përgënjeshtrohet lajmi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj KQZ-së
Paparaci raportoi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qen...
-
Lumir Abdixhiku i dëshpëruar shpalos të dhënat preliminare: LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88% dhe PDK 21.58%,
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar të dhënat ...