Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus
21:26 | 23 January 2025
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se si asnjëherë më parë kjo parti po merr mbështetje në tubimet zgjedhore.
Sipas tij, çelësi i gjithë kësaj mbështetjeje është që ata i kanë dëgjuar hallet e qytetarëve.
Hamza ka thënë se pret që kjo energji, ky masivitet të shpërblehet në fund me votë, pasi siç u shpreh ai, PDK-ja është në garë për të dalë partia e parë.
“Kjo çka po ndodh është si rezultat i një pune shumë të madhe për një periudhë bukur të gjatë kohore. Unë që nga momenti i zyrtarizimit të kandidaturës time për kryeministër kam filluar punën, kanë filluar punën të gjitha strukturat e PDK-së, duke filluar prej kryetarit, zotëri Krasniqit, e të gjitha strukturave tjera, me qëllim që ne të konsolidohemi, mobilizohemi dhe kur të vjen koha e fushatës ne të jemi të përgatitur. Dhe që nga atëherë unë kam pasur vizita në të gjitha qytetet e Kosovës, kam pasur punëtori me të gjitha shtresat e qytetarëve të Kosovës edhe të moshës edhe të profesionit edhe të gjinive të ndryshme. I kam dëgjuar preokupimet e tyre edhe kamë bashkëbiseduar me ta. Kam krijuar një ekip, ekipin prej njerëzve më profesional brenda PDK-së po s’jam kufizuar vetëm brenda PDK-së por kam dal edhe jashtë PDK-së dhe kemi arritur që te kemi takime edhe në fushatën parazgjedhore pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës edhe në diasporë dhe tash kur ka filluar zyrtarisht fushata e PDK-së ne programin e kemi publikuar, është një program i cili i adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës sepse është punuar nga ekspertët dhe është punuar në bazën e asaj çka kemi dëgjuar edhe çka kemi parë në terren. Tash vërehet një entuziazëm i madh, një masivitet i madh, një energji pozitive që realisht nuk ka ekzistuar fushatave të fundit. Unë jam që nga fillimi, do me thënë prej themelimit të PDK-së, por është një entuziazëm i madh dhe është krejt e pritshme që salla në Prishtinë të mbushet, mirëpo po mbushet në Ferizaj, po mbushet në Istog ku PDK-ja ka qëndruar më dobët në raport me vendet e tjera, në Kaçanik, një qytete jo i madh me gjithë atë masivitet, sonte në Shtime do me thënë atmosferë e ngjashme e njëjtë në Ferizaj dhe Podujevë dhe Skenderaj e në të gjitha. Tubimi i sotëm në Shtime salla nuk i ka zënë të gjithë ata që kanë pasur dëshirë me qenë prezent dhe është një masivitet jashtëzakonisht i madh. Por përveç kësaj ka edhe energji, vullnet, atmosferë që jam i bindur se njerëzit kanë me dal me votu edhe kanë me votu për PDK-në. Mendoj se ne fillimisht i kemi dëgjuar mirë nevojat e tyre, preokupimet e tyre, i kemi takuar, kemi qenë shumë aktiv me strukturat, i kemi mobilizuar strukturat. Besoj që edhe kandidatura ime ka reflektuar pozitivisht në elektorat, por përtej të gjithave edhe lista është pritur mirë është një listë reprezentative dhe të gjitha këto janë elemente të cilat kanë sjell deri te kjo situatë. Jam i bindur që ky pozitivit, kjo energji ka me vazhdua deri në fund dhe unë në fund prej rezultat të mirë dhe ne jemi në garë për me dalë partia e parë”, u shpreh Hamza.

Të tjera
-
Rezultat i ngushtë por LVV del e para edhe në Istog
Në Istog, sipas rezultatit të fundit të KQZ-së, kur janë numëruar mbi 68.33% ...
-
VV befason me rezultati në Gjilan, fiton bindshëm, këto janë të dhënat e fundit nga KQZ
Sipas rezultatit të fundit të KQZ-së në Gjilan kur janë numëruar mbi 78.9% e ...
-
10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi
Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes ...
-
BBC dhe AP raportojnë për zgjedhjet në Kosovë: Kurti fiton, por s’e ka shumicën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallë fitoren e partisë së tij në z...
-
Fyerjet e opozitës nga Kurti, Çitaku: Çfarë shfaqje e turpshme e kryetarit të VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit ...
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...