Lajme

Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 23 January 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotografi nga tubimi i LDK-së në Prishtinë.

Dumoshi përmes një postimi në faqen zyrtare të saj ka thënë se kjo “është Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë me mbështetje madhështore”.

Ajo gjithashtu falenderon qytetarët për përkrahjen.

-Advertisement-

“Ja pra kjo është Dega e II e LDK – së, në Prishtinë. Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër. Kështu dukemi ne, shumë dhe të mbarë për fitorën e madhe. Ju falënderoj për mbështetjen”, ka thënë Dumoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera