Lajme

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Mos e merrni atë që iu takon qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 01 September 2026

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në protestën e komunave në Prishtinë, i ka bërë thirrje qeverisë që t’i kompensojë komunat si dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror.

Ai tha se kur komuna dëmtohet, dëmtohen qytetarët e saj, duke shtuar se të njëjtit nuk e meritojnë të ndëshkohen.

“Mos ua merrni komunave atë që ju takon qytetarëve. Mjaft me qasje selektive, jo mbështetëse, diskriminuese për komunat. Mjaft më me plagën financiare të komunave, pa fajin e obligimin e tyre, që po defunkionalizon dhe shkatërron qeverisjen lokale në tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve, komunat janë të qytetarëve. Qytetarët e qytetet tona nuk e meritojnë të ndëshkohen. Kur dëmtohet buxheti i komunës, nuk dëmtohet vetëm komuna, por qytetarët. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës t’i kompensojë komunat për mjetet e marra, dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror”, u shpreh Aliu.

-Advertisement-

Ai shtoi se presioni ndaj komunave nuk është vetëm financiar, por edhe të centralizimit.

“Komunat nuk janë degë administrative të qeverisë. Ato janë institucione të zgjedhura drejtpërdrejt nga qytetarët”, u shpreh i pari i Ferizajt.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy