Fun & Video

Pronari i një restoranti kërkon të punësojë persona të infektuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 06 January 2022

Një pronar restoranti ka bërë një kërkesë të pazakontë për të parandaluar mungesat e stafit për shkak të pandemisë. Iyas Shaheen nga Queensland, Australia, kërkon që autoritetet të lejojnë që njerëzit që janë infektuar me virus por nuk kanë simptoma të punojnë.

Ai tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij punëtore gjatë fundvitit prej Covid-19. “Nëse do të ecim përpara dhe do ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër. Nëse keni virusin dhe nuk jeni sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ,” tha ai.

“Virusi është kudo tani – nëse rezultoni pozitiv, nuk ka asgjë të keqe me ju, duhet të jeni në gjendje të shkoni në punë”, thotë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera