Lajme

Promovohet libri “Kryemjeshtri”, kushtuar trajnerit të xhudos

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 22 February 2023

Libri me titull “Kryemjeshtri” i autorit Arsim Maxhera është promovuar sot në Biblotekën Universitare të Kosovës. Ky libër iu ka kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka.

Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend, duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur përmes xhudos.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ky libër do të dëshmojë dhe do të shpalos rrugën e gjatë të përshkuar nga trajneri Driton Kuka deri te sukseset kulminante.

-Advertisement-

Ai tutje theksoi se sporti i xhudos do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të kësaj ministrie dhe të shtetit në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e sukseseve në këtë sport, formulën e të cilave Kuka duhet ta mbaj sekrete përballë shteteve të tjera.

“Xhudo na ka dhuruar me bollëk dhe jemi të sgurtë që do të vazhdojë të na dhuroj edhe në të ardhmen, por ngjarja e sotme, jo rastësisht është pjesë e kalendarit zyrtar shtetëror për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë disa personalitete, disa emra, pa të cilët nuk mund të tregohet rrëfimi i Republikës së Kosovës dhe kjo shkon natyrisht përtej personaliteteve tashmë të njohura ose që janë pjesë e botës politike ose intitucionale dhe besoj shumë që Driton Kuka është njëri nga këta emra, njëri nga këta personalitete që i jep nder kombit, shtetit dhe Republikës së Kosovës.”, tha Çeku.

Kurse, Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, duke e falenderuar autorin për librin e botuar, tha se medaljet e shumta, në mesin e të cilave tri të arta olimpike dëshmojnë dhe vërtetojnë se puna e Tonit është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme në këtë sport. Ai bëri të ditur se KOK-u do të punoj edhe një botimin e një libri për sukseset e xhudos të arritura në Lojëra Olimpike në Tokio 2020, shkruan KP.

“Falë tij ne jemi në mesin e 80 shteteve të botë sme tri medalje të arta dhe falë tij edhe xhudistëve, shumë shpejtë mund të jemi në mesin edhe të 50 shteteve më të suksesshme.Ky libër, të cilin mezi pres ta lexoj është një tjetër akrivë e historisë sonë të artë, të cilën do ta trashëgojnë gjenerata të shumta. Kur jemi tek libri, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka marr vendim që pas librit “Debutimi i Artë” të Majlinda Kelmendit, një të tillë ta bëjmë edhe këtë vit me sukseset e dyfishta të arta në Tokio 2020 të Norës dhe Distrisë”, tha Krasniqi.

Autori i librit, Maxhera theksoi se megjithëse ka shumë më shumë për t’u thënë për Driton Kukën, aty ka detaje që asnjëherë më parë nuk janë bërë publike.

“Ata që bashkëpunojnë me Tonin, sidomos xhudistët e dinë se sa kërkues është, sa shumë kërkon prej bashkëpunëtorëve, prej nxënësve të tij dhe mirë që është kështu. Kjo ka bërë që edhe unë të jem pak më kërkues gjatë punës që e ka bërë për afër tre vite dhe mënoj që e kemi bërë një vepër të mirë. Nuk po pretendoj që i kemi përmbledhur të gjitha, ka shumë më tepër të për të shkruar dhe raportuar për Tonin, por përfundimisht maksimumin e kemi dhënë. Ka shumë gjëra që nuk dihen për Tonin dhe që janë në libër”, u shpreh Maxhera.

Vet “kryemjeshtri”, Driton Kuka pasi pranoi kompjen e parë të librit tha para të pranishmëve se ndihet krenarë për punën dhe sukseset e arritura deri më tani por që është i bindur gjithmonë se ka mundur dhe mund të bëhet edhe më shumë.

Ai tha se libri i promovuar sot do të mundësojë sukseset e arritura të mbeten si trashëgimi për brezat e rinj.

“Diçka çfarë kam pasur në mendje tërë kohën është që po shpresoj shumë që ky libër të plotësohet tutje me rezultate, me medalje, me të arritura jo vetëm me të mia, por ndoshta edhe me të tjerëve që do të vijnë pas meje më punën e trajnerit dhe komunitetin e xhudos, por jo vetëm, edhe në sportin e Kosovës….Jam shumë krenar që kam punuar me tri kampione olimpike edhe me shumë tjerë që po vijnë edhe po besoj fuqishëm që kjo do të vazhdojë tutje.”, theksoi Kuka.

Të pranishëm në promovimin e librit ishin edhe figura të ndryshme nga jeta politike, si kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po edhe personalitete nga fusha të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera