Lajme

Prokuroria jep detaje për rastin e trafikimit të së miturës në Podujevë, arrestohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 19 September 2022

Tre persona janë arrestuar për shkak se dyshohen se kanë trafikuar një vajzë të mitur në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se ndaj personave të arrestuar iu është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

-Advertisement-

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se fillimisht me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur janë dërguar në mbajtje tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, është deklaruar Ulaj për Infokus.

Po ashtu ajo shtoi se ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe të dielën dhe sot se ka pasur të arrestuar  në lidhje me këtë rast./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera