Lajme

Profesori univerisitar këshillon gazetarët se ti të raportojnë për situatën në Veri

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 31 July 2022

Profesori i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka dhënë këshilla për gazetarët se si të raportojnë për situatën në Veri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga mediat ta vendosin saktësinë para shpejtësisë dhe të verifikojnë informatat para se t’i publikojnë.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Keshilla per koleget gazetare qe po raportojne nga veriu

1. Vendoseni saktesine para shpejtesise. Ne situata te tilla, verifikimi i informates eshte i domosdoshem, si akt profesional e patriotik.

2. Burimet e informacionit në një zonë të nxehtë si veriu shpeshherë, mund të kenë qëllim përhapjen e propagandës, prandaj, është shumë me rëndësi që në rastin e lajmeve të publikuara nga dhe për këto rajone të aplikohet balancimi i informacioneve brenda lajmeve. Pra, rekomandohet të kenë kujdes që në rastet kur përmbajtja bazohet në njëfakt të vetëm, të shfaqen rezerva dhe të pritet derisa të sigurohen fakte të tjera që e paraqesin “një pikturë më të plotë” të ngjarjes.

3. Kujdes-shumë shpesh konteksti i videove dhe materialeve të tjera të shpërndara në internet, qofshin ato të realizuara nga qytetarë të zakonshëm mund të jetë i manipuluar.

4. Në raste të raportimit nga kriza të tilla e të ngjashme është e rëndësishme që redaksitë të vendosin tituj sa më informues duke i lidhur ata me përmbajtjen e lajmeve. Në këto raportime, rekomandohet që të shmangen sa më shumë titujt senzacionalë duke qenë se një pjesë e lexuesve mund të informohen vetëm
përmes titujve pa arritur ta lexojnë gjithë përmbajtjen.

5. Përkundër përpjekjeve të redaksive për t’i verifikuar informacionet, lajme të pasakta mund të raportohen në medie. Prandaj, në këto situata u rekomandojmë redaksive që t’i
korrigjojnë gabimet në raportim dhe t’i bëjnë të ditura korrigjimet, meqë në këtë formë mediet rrisin kredibilitetin e tyre.

P.s. nje pjese e ketyre keshillave jane publikuar edhe me heret ne raportin e pare ne bote per dezinformimin dhe propaganden nga Ukraina, qe e kemi realizuar bashke me Shkelzen F. Osmanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera