Lajme

Prishtinës i shtohen edhe dy kënde lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 21 December 2022

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqytetit i janë shtuar edhe dy kënde lojërash të cilat janë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se qasja e barabartë për të gjithë është prioriteti i tij si kryetar.

“Kryeqytetit i shtohen dy kënde lodrash të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Faleminderit partnerëve tanë OSCE – Misioni në Kosovë dhe YARL, për realizimin e këtij projekti shumë të nevojshëm. Qasja e barabartë për të gjithë qytetarët është prioritet i yni! Jemi në hapat e duhur drejt”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera