Princi serb e telefonon Trumpin, i kërkon ta çnjohë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 09 November 2024
Princi serb Filip Karagjorgjeviq thuhet se e ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për ta uruar atë për fitoren.
Në platformën X, ai ka bërë një sërë postimesh për të treguar për këtë bisedë, ku temë kryesore është Kosova, raporton Klankosova.tv.
Madje ai thotë se i ka kërkuar Trumpit që vendi i tij ta çnjohë Kosovën.
“Me Donald Trumpin që fitoi zgjedhjet presidenciale 2024 në ShBA, ka një potencial të ripërtërirë për një zhvendosje nga vendimet e politikës së jashtme që kanë formësuar stabilitetin global. Ndër më të rëndësishmet prej tyre është njohja e Kosovës, vendim ky që mbetet thellësisht i diskutueshëm. Një hap i guximshëm dhe parimor i Donald Trumpit duhet të jetë rishqyrtimi dhe tërheqja e kësaj njohjeje: një veprim që jo vetëm do të korrigjonte një padrejtësi historike, por gjithashtu do të forconte pozitën e Amerikës si një kampione e drejtësisë dhe e shtetit ligjor”, ka thënë ndër të tjera princi serb, Filip.
I njëjti i vë pikëpyetje intervenimit të NATO-s më 1999, e cila ndali gjenocidin serb në Kosovë.
Ai thotë se “pretendimet e shqiptarëve” për gjenocid “ishin kontestuar gjerësisht”, pa thënë se nga kush.
Për Serbinë, ai thotë se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ShBA-ja nën drejtimin e Donald Trumpit, “do të ishte një akt i thellë drejtësie, duke sinjalizuar një angazhim për korrigjimin e gabimeve të së kaluarës”.
Princi serb e lidh më tej rastin e Kosovës me pretendimet territoriale të Rusisë ndaj fqinjëve, duke kritikuar administratat e mëhershme amerikane për “standarde të dyfishta”.
“Tani, me udhëheqjen e Donald Trumpit, mundësia për të çnjohur Kosovën mund të shërbejë si një deklaratë e fuqishme kundër hapave të gabuara të politikës së jashtme të së kaluarës. Një vendim i tillë do të rezononte jo vetëm te populli i Serbisë, por edhe te qytetarët amerikanë të lodhur nga ndërhyrjet që kanë mbjellë destabilitet dhe pakënaqësi jashtë vendit”, potencon princi serb.
Sipas tij, në Kosovë ka korrupsion, dhunë kundër gazetarëve dhe sulme ndaj pakicave etnike. “Ata që pretendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin vlerat e tyre globalisht duhet të marrin parasysh realitetin në Kosovë, ku korrupsioni, dhuna kundër gazetarëve dhe sulmet ndaj pakicave etnike vazhdojnë. Duke tërhequr njohjen, Donald Trumpi mund të dërgojë një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin regjimet që dështojnë të mbështesin të drejtat themelore të njeriut dhe parimet demokratike”.
“Tërheqja e njohjes së Kosovës nga ShBA-ja, jo vetëm që do të adresonte një gabim historik, por gjithashtu do të rriste kredibilitetin amerikan në skenën globale. Ky vendim do të ripërcaktonte politikën e jashtme amerikane dhe do të ndihmonte në rivendosjen e besimit në rendin ndërkombëtar, duke reflektuar vlerat e drejtësisë, integritetit dhe respektit për sovranitetin”.
“Serbia, një komb që ka duruar prej kohësh pasojat e manovrimit ndërkombëtar, u bën thirrje Shteteve të Bashkuara, nën administratën e Donald Trumpit, të qëndrojnë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, duke ndërmarrë këtë hap të guximshëm drejt një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme”, shkroi princi serb, Filip Karagjorgjeviq.
Të tjera
-
Emmanuel Macroni zotohet të emërojë një kryeministër të ri francez brenda disa ditësh
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të emërojë një kryeministër...
-
Dodiku nuk e do Kurtin në Sarajevë, kryeministri zhvillon disa takime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë ka mbërritur në Sarajevë, ...
-
Greqia e Turqia morën OSBE, Shqipëria e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit
Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën ...
-
Rama: Kryeqytetit po kontribuon në reflektimin tonë për rolin e vajzave dhe grave në shoqërinë tonë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur ek...
-
Blinken përplaset me Lavrovin, e akuzon për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi të enjten ministrin e Jas...
-
Kriza në Korenë e Jugut, partia në pushtet kërkon shkarkimin e presidentit Yoon
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, mund t’i vendosë qytetarët në rr...
-
Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”. Ja roli i saj
Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim n...
-
“O Zot tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u l...
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë miratimin ...
-
Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votues...
-
Si mund të ndalohet futja e armatimit në veri?
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo ...
-
Kryeministri Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë
Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercego...