Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një noteri në Gjilan, akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 09 November 2024
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj noterit në qytetin e Gjilanit, Hivzi Murselit për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe ndaj Qani Xhelilit për veprat penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” si dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Sipas aktakuzës në pikën e parë thuhet se Murseli në cilësi të noterit në Komunën e Gjilanit gjatë muajit korrik 2020, përpilon parakontratën më 7 korrik 2020 të sipërfaqes prej 1000 metra katror të ashtuquajtur”Bodrum nën lokal”, në me të “Gzimi”Sh.P..K me pronar Qani Xhelilin dhe Faton Sylejmanin.
Gjithnjë sipas aktakuzës këtë veprim noteri Murseli e bënë duke ditur se dokumenti-kontrata për kompensimin e kërkesave dhe detyrimeve sipas situacionit…, të datës 18 prill 2019 është i falsifikuar, pasi që ishte në njohur se ka ekzistuar kontrata tjetër e lidhur mes “Gzimi”Sh.P.K dhe “Dukagjini IMO” Sh.P.K pikërisht në zyrën e tij noteriale.
Sipas aktakuzës në kontratën e datës 18 prill 2019 është specifikuar qartë sipërfaqja që i takon secilës palë kontraktuese.
Prandaj për shkak të këtyre veprime noteri Murseli po ngarkohet me veprën penale “”Falsifikim i dokumentit zyrtar”nga neni 427 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Tutje, në aktakuzë ngarkohet edhe Qani Xhelili ku thuhet se në cilësi të pronarit të kompanisë “Gzimi”Sh.P.K me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, ka tjetërsuar pronën e Dukagjin Gërvallës.
Tutje, thuhet se i njëjti në Gjilan më 7 korrik 2020 kishte lidhur para kontratën të shitblerjes me Faton Selmanin për sipërfaqen prej 1000 metra katror të ashtuquajtur “Bodrum nën lokal”.
Prandaj për shkak të këtyre veprimeve i njëjti ngarkohet për veprën penale “penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 332 paragrafi 1 i KPRK-së. Xhelili po ashtu, thuhet se me rastin e përpilimit të para kontratës më 7 korrik 2020 në mes të “Gzimi”Sh.P.K dhe Faton Selmanit në Gjilan të noteri Hivzi Murseli, ka paraqitur dokument të rrejshëm dhe atë kontratën e datës 18 prill 2019 e lidhur mes Xhelilit dhe Gërvallës.
E në të cilën para kontratë të origjinalit me shkronja të dorës ka shënuar të dhënat të cilat nuk janë në kontratën origjinale, e të cilën kontratë e ka shfrytëzuar për të tjetërsuar pasurinë e cekur si në pikën e parë dhe të dytë të aktakuzës.
Prandaj Xhelili për këto veprime po ngarkohet edhe me veprën penale ““Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga nenin 395 paragrafi 1 i KPRK-së.
Të tjera
-
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!
Me rastin e ngritjes së akuzës së re në Hagë, kundër Hashim Thaçit dhe të tje...
-
Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK
Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u sh...
-
Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame me ftesë të Macron
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e gjithë bota për...
-
Ambasada amerikane: Departamenti i Shtetit po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se...
-
Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim
Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e l...
-
Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruar...
-
Policia e Kosovës jep detaje se si u arrestua ukrainasi që tentoi t’i korruptojë me 50 euro
Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare ...
-
Ganimete Musliu: Parlamenti urgjentisht të mblidhet për Specialen dhe t’u thotë STOP përndjekjeve politike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuve...
-
Sulmi në Ibër Lepenc, temë diskutimi mes Bislimit dhe zyrtares së lartë amerikane
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëv...
-
Supremja ia heq dënimin me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhit, i cili u dënua për vrạsjen e një 15 vjeçari dhe babait të tij
Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës...
-
Organizohet pritje për kthimin e Sokol Bashotës nga Haga
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë pritje për ish-anëtarin ...
-
Zhduket një vajzë në Klinë dhe një tjetër në Prizren
Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme. Në raportin...