Lajme

“Nëntori me diasporën” – Hamza paralajmëron takime me mërgimtarë në Gjermani,Itali, Zvicër e Austri

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 09 November 2024

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë nëntorit do të mbajë disa tubime me mërgimtarë.

Sonte do të jetë në Munich të Gjermanisë, më 10 nëntor në Stuttgart, 17 nëntor në Basel të Zvicrës, 23 nëntor në Koln dhe më 30 nëntor në Vjenë të Austrisë.

Duke njoftuar për këto takime, Hamza ka thënë se diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.

-Advertisement-

“Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor”, ka shkruar Hamza.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera