Lajme

Kurti e Gërvalla të dielën në Frankfurt për fushatë

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 09 November 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e radhës të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla me mërgatën në Gjermani.

Nesër të dy do të qëndrojnë në Frankurt për të bërë fushatë para shqiptarëve që jetojnë atje, ndërkohë që LVV këtë takim e ka përshkruar si “takim për rolin e diasporës në Kosovë”.

“Nesër, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani. Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, përfundon njoftimi i LVV-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera