Lajme

Prishtinë: Arrestohen dy gra dhe një burrë për prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 30 March 2023

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë mbrëmë janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale mundësimit/detyrimit me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.

Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.

-Advertisement-

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar” thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera