Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narko*tikëve

Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 06 May 2025
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narkotikëve.
Bëhet fjalë për E.K dhe G.B nga komuna Ferizaj, të cilët dyshohet se në lokacione të ndryshme, pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi të ndara me pesha të ndryshme si dhe substancë narkotike të llojit kokainë.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 05.05.2025, rreth orës 18:00, në Ferizaj, në lokacione të ndryshme, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi të ndara me pesha të ndryshme si dhe substancë narkotike të llojit kokainë me peshë prej 0.4 gram, e të cilat i kishin blerë dhe paguar së bashku, në atë mënyrë që ditën kritike derisa zyrtarë policor civil kishin informacione se të dyshuarit janë duke u marrë me shit-blerjen e substancave narkotike”.
“Duke vëzhguar në Rr. “Remzi Hoxha” fillimisht identifikojnë të pandehurin G.B., të cilin e ndalojnë për kontroll dhe tek i njëjti gjendet substancë narkotike e llojit marihuanë e mbështjellur në letër të bardhë (pallomë) me peshë të përgjithshme 5.74 gram, ndërkaq në banesën ku jeton janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pako me rizlla (letra për mbështjellje të substancës narkotike) dhe një mulli për bluarje të marihuanës, pas disa minutash arrijnë të identifikojnë edhe të pandehurin E.K., i cili ishte nisur për tu takuar me të pandehurin G.B., me ç’ rast në Rr. “Rexhep Bislimi” e ndalojnë për kontroll dhe tek i njëjti gjendet një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 47.6 gram”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se të pandehurit që nga dje, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
“Ndërkaq në Rr. “Hamëz Jashari” në Ferizaj, në një banesë të cilën vetëm të pandehurit kanë pasur qasje dhe të njëjtën e kanë shfrytëzuar për të fshehur dhe përgatitur substancat narkotike, pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 13.1 gram e cila kishte qenë e vendosur në një kavanoz qelqi, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në dy qese najloni me peshë 1 gram, një qese substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 0.4 gram, një peshore digjitale me mbishkrim “Constant”.
“Si dhe foli alumini dhe qese najloni të zbrazëta të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për paketimin dhe ndarjen e substancës narkotike me qëllim të shitjes në doza të vogla, po ashtu nga të pandehurit janë sekuestruar edhe dy telefona mobil si dhe para të gatshme në vlerë totale 198 euro, me çka do të kryenin veprën penale në bashkëkryerje “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet tutje në komunikatë.

Të tjera
-
Osmani takohet me kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, ...
-
Përkujtohen dëshmorët Musli dhe Driton Demaku
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih D...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për borxhe: Po na injorojnë, kanë negociuar marrëveshje me kompani private
Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka dalë me një reagim publik në lidhje me ...
-
Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin
Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje ...
-
16 të vdekur pasi tornadot godasin dy shtete të Amerikës
Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur pasi tornadot goditën pjesë të...
-
Osmani dhe kryeministri i Kroacisë kryesojnë tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Ple...
-
“Kosova në bllokadë”, Koci i kërkon Kurtit të marrë përgjegjësi si lider
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë nd...
-
Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijua...
-
Tahiri: Propozimi i VV-së për seanca një herë në javë është antikueshtutes, thirrje për legjitimimin e bllokadës
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka cilësuar ...
-
Del rrallë në publik, gruaja e Ramës flet për fitoren e tij: Po lidhet filli me atë çka ëndërruam në 91-ën
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në të paktat dalje pu...
-
Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin N...
-
Nexhmedin Spahiu takohet me ministrin serb, Marko Gjuriq në Beograd
Politologu Nexhmedin Spahiu ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e J...