Abdixhiku akuzon Kurtin për dështim në krijimin e shumicës dhe thellim të krizës politike

Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 06 May 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit për krizën politike në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përmes një letre publike drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Abdixhiku ka theksuar se mosarritja për të krijuar shumicën dhe bllokimi i Kuvendit janë pasojë e veprimeve të Kurtit dhe partisë së tij.
“Nëpërmjet bllokimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ju, në mënyrë arbitrare, po pamundësoni konstituimin e legjislaturës së re,” thuhet në letrën e Abdixhikut, e publikuar më 6 maj 2025.
Ai e cilëson këtë situatë si “krizë të thellë politike dhe institucionale”, për të cilën sipas tij, përgjegjësia bie mbi dështimin e Kurtit për të ndërtuar partneritete politike pas zgjedhjeve.
“Sot, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale për shkak të dështimit tuaj që të krijoni partneritete politike që do t’ju garantonin shumicën,” vazhdon më tej kryetari i LDK-së.
Në vend të bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen, Abdixhiku ka propozuar formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit me përfshirjen e të gjitha partive shqiptare parlamentare, si rrugëdalje nga kjo krizë.

Të tjera
-
Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani
Zyra e prokurorit publik të Halle, ka bërë të ditur se 46 vjeçari është lirua...
-
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundmi është kërcënuar me jetë. Në ...
-
Itali: 56 vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës
Një 56 vjeçar shqiptar e ka humbur jetën në vendin e punës në Itali. Ngjar...
-
Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nga e marta e 20 majit nd...
-
Muharremi alarmon për mospërputhje të mëdha në statistikat e punësimit: “Varet kënd e pyet!”
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur alarmin për dallimet e th...
-
E rëndë: Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku...
-
PDK sot mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Partia Demokratike sot do të mbajë një konferencë. Kjo u bë e ditur nga kj...
-
Nexhmedin Spahiu ofendon rëndë Adem Jasharin, e krahason veten me sakrificën e tij
Profesori universitar dhe analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, ka m...
-
Trump kërcënon: SHBA do të tërhiqet nëse bisedimet dështojnë
As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike mi...
-
Nesër përpjekja e 19-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen...
-
Detajet e fundit: Trupi i foshnjës në deponi, dyshohet se u bartë pa dijeni nga shoferi i kamionit që pastroi këto dy lagje të Prishtinës
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e djeshme. Në lagje...
-
Vdekja tragjike e dy të rejave në Fushë Kosovë, familja del me njoftim
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si ...