EKSKLUZIVE: Kjo është letra e Abdixhikut dërguar Kurtit

Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 06 May 2025
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur përmes një letre publike ftesës së Albin Kurtit për koalicion.
Në vend të bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen, Abdixhiku propozon nisjen e një procesi të ri politik që synon krijimin e një Qeverie Kombëtare të Tranzicionit me përfshirjen e të gjitha partive shqiptare parlamentare.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:
LETRA E PLOTË:
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
Prishtinë, 6 maj 2025
I nderuar kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti,
I nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarët e Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që, edhe nëpërmjet kësaj letre, t’i përsërisë qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve dhe të gjithë këtë polarizim të thellë shoqëror e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju.
Sot, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale për shkak të dështimit tuaj që të krijoni partneritete politike që do t’ju garantonin shumicën. Po ashtu, nëpërmjet bllokimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ju, në mënyrë arbitrare, po pamundësoni konstituimin e legjislaturës së re.
LDK-ja zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare.
Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ri politik. Ky proces parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit./GazetaInfokus

Të tjera
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...
-
Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down
Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në Br...
-
Fatmir Limaj mban konferencë për media
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të mbajë konferencë për media. Konferen...
-
Presidentja Osmani në përvjetorin e masakrës në burgut të Dubravës: Një prej masakrave më të tmerrshme
Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 199...
-
AKB: Protestat janë të pashmangshme, nuk mund ta pranojmë këtë padrejtësi energjetike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit ud...
-
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet ...
-
Gruda, PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për krerët e UÇK-së në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i in...
-
Kallas: Mesazhi për Serbinë ishte i qartë, qartësim i drejtimit dhe besnikëri ndaj parimeve demokratike
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë ...
-
Aksident në Drenoc të Klinës, vetura përfundon jashtë rrugës
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës. Një vetur...
-
Për dy ditë policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi 30 gjoba dhe konfiskoi 10 motoçikleta
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se më 15 maj ka nisur zbatimin e pl...