Lajme

Prishtinasja raporton në polici se një burrë i hyri në lokal dhe e ngacmoi

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 21 September 2022

Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se një person ka hyrë në lokalin e saj dhe e ka ngacmuar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, rreth orës 16:05 e ku thuhet se është arrestuar i dyshuari ku dyshohet se është me probleme psikike.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar  ka hyrë në lokalin e saj dhe a ka ngacmuar. I dyshuari është arrestuar dhe sipas raporteve mjekësore ai dyshohet të këtë probleme psikike”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera