Lajme

Prishtinasi bën për spital ish të dashurën

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 19 August 2022

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij me të cilën para ndarjes kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën diku rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima sipas policisë së Kosovës pas lëndimeve nga sulmi ka marrë tretman mjekësor ndërsa ish i dashuri i saj i dyshuari për sulmin është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin më herët kishte bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në  lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera