Rozë

Prezantuesja e njohur kosovare rikthehet në ekran

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 02 June 2020

Njihet si njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila ka bërë për vete shikues të të gjitha moshave me emisionet e saj.

Bëhet fjalë për Kaltrina Mikushnicën, e cila pas një pauze, për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë, do të rikthehet në ekran me një program televiziv.

Me Kaltrinën shikuesit tashmë mund të shoqërohen çdo të shtunë dhe të diel nga ora 10:00.

-Advertisement-

Lajmin për rikthimin e saj në ekran e ka bërë vetë Kaltrina por edhe Radio Televizioni i Kosovës, të cilët përmes një video kanë prezantuar projektin e tyre më të ri pa dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Kaltrina është nga femrat më të ndjekura edhe në rrjetet sociale dhe suksesi në projektin e radhës është padyshim i pritshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera