Prezantohen potencialet e Shqipërisë në OKB: Destinacion unik i turizmit
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 05 May 2022
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në fjalimin e saj në Organizatën e Botërore të Turizmit në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, prezantoi Shqipërinë si destinacion turistik unik dhe i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
“Filozofia e përcaktimit të Shqipërisë si një destinacion unik do të thotë të bësh miqësi me njerëzit e këtij vendi, të cilët të ftojnë menjëherë të jesh pjesë e botës së tyre. Do të thotë të ndash përvoja origjinale me ta. Është vështrimi i një dielli ngjyrë portokalli të zhytur në detin Jon, i rrethuar nga njerëz që shkëlqejnë prej një drite po aq rrezatuese sa plazhet dhe po aq e thellë sa pyjet e parqeve kombëtare”, tha Kumbaro në sallën e OKB-së, gjatë takimit të nivelit të lartë dedikuar turizmit të qëndrueshëm dhe ringritjes së sektorit pas pandemisë.
Ajo prezantoi edhe shifrat e viteve të fundit në turizëm, duke thënë se viti pandemik pati edhe efekte pozitive në zbulimin e turizmit të brendshëm.
“Pritëm 6.4 milionë turistë në vitin 2019 dhe 5.6 milionë turistë në vitin 2021. Megjithatë, sfidat e viteve të fundit na tregojnë se luftën për një botë më të mirë nuk e fitojnë numrat, por soliditeti i shoqërive, qëndrueshmëria, solidariteti, largpamësia e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Kumbaro.
Ajo theksoi se “Shqipëria është destinacioni i preferuar i kureshtarëve, destinacioni ku maja me dëborë e një mali është gjysmë ore me makinë nga plazhet më të bukura në botë, sipas prestigjiozes “The Guardian Travel” që i rendit plazhet shqiptare ndër 40 plazhet më të mira për këtë vit”.
“Një destinacion duhet të komunikojë idenë që e veçon atë nga të tjerët dhe e bën atë një përvojë të veçantë. Filozofia e përcaktimit të Shqipërisë si një destinacion unik do të thotë të bësh miqësi me njerëzit e këtij vendi, të cilët të ftojnë menjëherë të jesh pjesë e botës së tyre”, u shpreh ndër të tjera Kumbaro.
Ministrja e Turizmit prezantoi paketën stimuluese për investimet strategjike, ndërsa shtoi se turizmi shqiptar po njeh trende pozitive në drejtim të zgjatjes së sezonit, zgjerimit të hartës turistike dhe zhvillimit të agroturizmeve si një model zhvillimi i qëndrueshëm.
Mirela Kumbaro ndodhet në Nju-Jork ku ka pasur takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahit dhe ministra të Turizmit për rritjen e bashkëpunimeve, me qëllim prezantimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e investimeve në turizëm./ATSH/
Të tjera
-
Haradinaj: Serbia të pranojë përgjegjësinë për krimet makabre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ng...
-
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtegut të ri për në kalanë e Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut...
-
AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeminist...
-
Kurti i kërkon ndihmë Edi Ramës që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE-në
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se është interes i K...
-
Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën
Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Haxhiu: 55% e aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bër...
-
Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit
Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit. Anas...
-
Policë “prapa” bizneseve të qendrave të masazhit, kryeshefi i IPK’së thotë se po hetohen disa raste
Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë ...
-
Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
IPK-ja po e heton konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka th...
-
Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka ftuar në darkë pune kr...
-
Gjakovë: Tre nxënës u përleshen me mjete të forta, policia nis hetimet
Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të for...