Lajme

Presidentja Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar edhe një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe.

Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.

Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin.

-Advertisement-

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani për The Telegraph.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera